Haradinaj akuzon PDK-në e LDK-në për kapje të shtetit

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për kapjen e shtetit.

Haradinaj ka thënë se veçanërisht, PDK-ja duhet të japë përgjegjësi se si e ka sjell Kosovën në këtë gjendje, raporton KTV.

Haradinaj ka folur edhe për rastin e veteranëve duke thënë se janë 35 mijë veteranë, e jo 60 mijë siç po thuhet.

“Unë nuk ua mohoj pjesëmarrjen në luftë të gjithë të rriturve në atë kohë. Nuk e lë askënd t’i nëpërkëmbë veteranët, kushdo që çohet në këmbë”, ka thënë ai në debatin “Talk the Talk”.

Sipas Haradinaj, AAK-ja do të ndalojë kandidimin e personave që kanë aktakuza, ndërsa ftoi të gjitha partitë politike të veprojnë sipas ligjit e të mos lejojnë kandidimin e personave me aktakuzë.

loading…