Haradinaj: AAK është e angazhuar dhe e bindur për fitoren në zgjedhjet komunale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se kjo parti është e angazhuar dhe e bindur për fitoren në zgjedhjet komunale.

“Fryma e fitores reflektohet në secilin takim mobilizes me kolegët me të cilët rrugëtojmë së bashku. Profesionistë të zot, qytetarë të ndershëm, atdhetarë e shumë të rinj, lider të ardhshëm, që do të garojnë për Aleancën nëpër komuna, janë bashkuar për të ofruar më të mirën për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj pas takimit me zyrtarët komunal të AAK-së. /Ballkani.info/