Haradinaj: AAK do të angazhohet për tema me interes nacional

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të jetë e angazhuar në disa tema konkrete, që janë në interes të shtetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se do të angazhohet në politikën e jashtme, dialogun me Serbinë, në politikat ekonomike.

I njëjti ka shtuar se do të angazhohen për ligj dhe siguri si dhe për infrastrukturë dhe zhvillim rajnal.

Haradinaj thotë se do të angazhohen në ligjin për Mitrovicën, për arsim dhe politika sociale.

loading…