Haradinaj: 6 tetori do të jetë referendum për vendimet që u morën kundër Serbisë

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në tri fshatra të Kosovës nga ku ka thënë se pati mikpritje të përzemërt e “tepër shqiptare”.

Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se në këto vende pati interesim të jashtëzakonshëm për shtet 100%. Ka thënë se në Malishevë fitorja është e sigurt.

“Sovrani po e vërteton se 6 tetori është referendum për shumë vendime që u morën nga Qeveria e Kosovës në raport me shtetin tonë dhe përball Serbisë”, ka shkruar ai.

loading…