Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 21 vjet më parë Istogu hyri në epokën e lirisë.

Haradinaj në shkrimin e tij në Facebook thekson se luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë.

Postimi i plotë:

Njëzetenjë vite më parë Istogu hyri në epokën e lirisë.
Luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë. Përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës, Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë.

Pikërisht në këtë ditë, u përmbyll largimi nga Kosova i të gjitha forcave policore e ushtarake, që me humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur. Andaj, ne jemi falënderues përherë, për SHBA-të dhe NATO-n, që ishin aleatët tonë nga ajri, në ditët më vendimtare.

Istog, urime Dita e Çlirimit!