Haradinaj përgëzon Mark Esper pas emërimit Sekretar i Mbrojtjes së ShBA-së

Kryeministri tashmë në largim, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Mark Esper pas emërimit të këtij të fundit në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë se Kosova është pjesë e botës euro-atlantike dhe se në vazhdim do të synojë forcimin e raporteve dypalëshe me ShBA-të.

“Përgëzime për Sekretarin e ri të Mbrojtjes, Dr. Mark Esper. Kosova i përket botës Euro-Atlantike, Ushtria e Kosovës i përket ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Shikojmë përpara për të forcuar edhe më tej raportet tona në çështjet e forcimit të interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në twitter.

Mark Esper ditë më parë kishte vizituar Kosovën në qershor të këtij viti, dhe kishte takuar zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, në cilësinë e Sekretarit të Ushtrisë amerikane.

loading…