Haradinaj: Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit!

Kryeministri Ramush Haradinaj sot po merr pjesë në ditën e hapjes së festivalit të vjeljes së rrushit “HardhFest” në qytetin e Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se është 100% në mbështetje të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit!

Ai u premtoi rahovecianëve lehtësira në politikat fiskale dhe mbështetje në prodhim.

“Do të vazhdojmë me lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur poashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund”, ka shkruar Kryeministri në largim, në profilin e tij në Facebook.

Në këtë festival, që do të zgjasë tri ditë, po merr pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

loading…