Haradinaj kërkon të ketë vijë hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Durrësit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur fillimin e punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore në Fushë Kosovë.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit foli dha edhe një ide rreth një bashkëpunimi hekurudhor me Shqipërinë, respektivisht qytetin bregdetar – Durrësin.

“Ne kemi lidhje hekurudhore me Serbinë, Maqedoninë Veriore, por s’kemi me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Por është interes i gjithë qytetarëve të BE-së të kemi një linjë hekurudhore me portin e Durrësit”, është shprehur Haradinaj.

Rreth kësaj ideje, kryeministri tha se do të punohet në vazhdimësi.

“Mendoj që në këtë projekt, duhet të punojmë bashkë me institucionet financiare dhe partner financiar”, është deklaruar ai.