Haradinaj: Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me të cilin biseduan për proceset politike në vend dhe për projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë zhvillimore të Anamoravës.

Kryeministri i premtoi Hasanit mbështetje për anamoravën.

“Ky rajon tashmë numëron ndërmarrje e prodhues me storie suksesi dhe gatishmëria e Qeverisë për t’i mbështetur në planin afatgjatë zhvillimor nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në facebook.