Haradianj takon eurodeputeten Doris Pack

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë takimit që ka zhvilluar me eurodeputeten Doris Pack, ka shprehur interesimin e AAK-së për bashkëpunim me Partitë Popullore Evropiane (EPP).

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në takim pune me eurodeputeten Doris Pack dhe drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, Johannes Ray, i falënderova për mbështetjen e pakursyer në avancimin e demokracisë në vendin tonë dhe për rolin e Berlinit zyrtar në përafrimin e Kosovës dhe rajonit me Bashkimin Europian. Gjithashtu shpreha interesimin e Aleancës për bashkëpunim me Partitë Popullore Europiane (EPP). Në shenjë mirënjohje për kontributin prej dekadash të eurodeputetes Pack për lirinë dhe pavaresinë e Kosovës, pata nderin t’i dhuroja librin “Portrete te Skëndërbeut”.

loading…