Harabeli Albino, tërheq vëmendjen e fotografëve

Harabeli këtë vit është vërejtur në degët e pemëve në parkun “Altınpark” bashkë me zogjtë e tjerë dhe një harabel tjetër me pamje normale i cili qëndron gjithmonë pranë tij.

Në parkun “Altınpark”, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është parë harabeli bardhë, i njohur gjithashtu si një zog “albino i pjesshëm” për shkak të ngjyrës në sytë e tij dhe në një pjesë të krahut të tij, dhe i cili vërehet rrallë në natyrë.

Harabeli i cili është fotografuar për herë të parë vitin e kaluar nga Emin Yoğurtcuoğlu, një ekspert i kafshëve të egra dhe vëzhgues i shpendëve, këtë vit është vërejtur në degët e pemëve në parkun “Altınpark” bashkë me zogjtë e tjerë dhe një harabel tjetër me pamje normale i cili qëndron gjithmonë pranë tij.

Harabeli i bardhë me ngjyrën e puplave dhe pamjen e tij ndryshe nga zogjtë e tjerë është mjaft interesant dhe tërheq vëmendjen e fotografëve dhe të pasionuarve pas shpendëve.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Yoğurtcuoğlu, tha se që prej moshën 12 vjeçare ka patur një interes të madh për zogjtë në natyrë dhe se ky interes në fund është bërë edhe puna e tij.

“Deri më sot kam vëzhguar zogjtë në të gjithë Turqinë dhe në 60 vende të tjera. Ky harabel jeton që prej një viti në Altınpark ku unë në 15 vite kam parë 150 lloje të zogjve dhe më parë nuk kam parë ndonjëherë harabel të bardhë. Ky zog jeton që prej një viti këtu dhe unë këtë e zbulova kur një ditë nëna ime më tha se ‘kishte parë një zog që duhej ta shihja’. Më pas në një oborr shtëpie vërejta zogun që më kishte folur nëna”, tha Yoğurtcuoğlu.

Duke theksuar se jo çdo zog i bardhë mund të vlerësohet si “albino”, Yoğurtcuoğlu tha se “Kjo është një situatë që vërehet edhe tek njerëzit. Mund të themi se ky zog nuk është plotësisht albino. Mungesa e melaninës në albinizëm prek indet e të gjitha pigmenteve, duke përfshirë edhe irisin ekzistues. Kjo është ajo që ne e quajmë lukistike, një harabel i pemëve ‘albino i pjesshëm’. Këtë mund ta kuptojmë nga ngjyra e zezë e syve dhe një ngjyrosje e vogël që ndodhet në krahët e tij. Tek albinot nuk ka asnjë ngjyrë dhe sytë janë në ngjyrë rozë”.