Hapja e negociatave, Holanda “po” me kushte për Shqipërinë

Qeveria holandeze ra dakord në parim që Bashkimi Evropian të fillojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftoi agjencia holandeze e lajmeve, ANP.

Një shumicë e madhe deputetësh në Dhomën e Përfaqësuesve e kishte kundërshtuar deri tani këtë vendim.

Komisioni Evropian ka dashur prej kohësh të fillojë negociatat me këto dy vende.

Holanda, Franca dhe Danimarka e bllokuan këtë vitin e kaluar.

Holanda kërkoi që Shqipëria të bënte më shumë në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministrat e Jashtëm evropianë do të takohen për zgjerimin e BE-së në fund të këtij muaji.

Brenda BE-së, një shumicë e madhe është në favor të fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca gjithashtu ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj.