Hapet sot Panairi i edukimit “Studioni në Francë”

Sot organizohet ceremonia e hapjes zyrtare të edicionit të parë të Panairit të edukimit “Studioni në Francë”.

Ky panair mirëpret dhjetë universitete franceze për të paraqitur programet e tyre të studimit dhe mundësitë e lëvizjes në Francë për studentët kosovarë.

Panairi organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Karrierës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ambasada e Francës në Kosovë.

Panairi hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në ora 10:00.