Njofton Durmishi

Hapet rruga që çon në qendrën e skijimit në Brezovicë (Video)

Rruga që çon drejt qendrës së skijimit në Brezovicë është pastruar nga bora.

Është zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durshimi, që e ka konfirmuar këtë, duke shtuar se puna do të vijojë.

“Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit”, është shprehur ai.

“Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”.