Hapet Pishina e Gërmisë, Llapashtica: Nga 300 deri në 500 persona ishin sot

Liridon Llapashtica, nga menaxhmenti për Pishinën e Gërmisë, ka treguar se si ka qenë dita e parë e hapjes së kësaj pjese në kohën e pandemisë.

“Pas rekomandimeve që janë dalë dje nga mbledhja e qeverisë nga ministri, sot kemi hapur dyert për të gjithë qytetarët”.

“Sot ishte shumë qetë në kuptimin që qytetarët ishin shumë të disiplinuar dhe respektuan të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së. Këto rekomandime ne i kemi vendosur në çdo cep të pishinës dhe po iu përmbahemi”.

“Numri i personave që gjatë ditës së sotme kanë ardhë në pishinë ka qenë 300 deri në 500 shifra, Masat që i kemi ndërmarrë ne janë pikërisht këto rekomandimet që kanë ardh prej ministrisë, që është mbajtja e maskës për stafin, respektimi i distancës dhe dezinfektimi të gjitha këto masa ne i kemi marrë dhe kemi respektuar dhe kanë vazhduar gjatë gjithë ditë sot”, ka thënë Llapashtica në Edicionin Special në Klan Kosova.