Sot hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).
Me këtë rast, Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka deklaruar kushdo që nuk e respekton këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.
Brestovci e ka shpjeguar shkurtimisht edhe si zbatohet ky rregull.
“Të gjithë shoferët janë të obliguar që: Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, tha Brestovci.







