Sot është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosoves në bashkëpunim me Qeverinë, ku po nmarrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Në panairin e këtuij viti po marrin pjesë 100 biznese.
Edicionin e 20-të të Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019” e bëri kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, i cili tha se ka rritje të numrit të kompanive pjesëmarrëse në panair.
Në fjalën e tij ai bëri thirrje që fokusi për siguri dhe shendet në punë të jetë më i madh.
“Le të jetë një mesazh ky nga ky panair – ruajtja e aftësisë konkurruese për bizneset është drejtpërdrejtë e lidhur me trajtimin e denjë të punëtorëve”.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se qeveria e tij ka filluar me qasje të re, duke ofruar mundësi më të lehta dhe më të mira komunikimi kompanive, jo vetëm përmes formave të organizuara.
Ndër punët që po bëhen në të mirë të bizneseve kosovare, Haradinaj përmendi Ligin për TVSH-në – i cili së shpejti do të vijë në kuvend, infrastrukturën, politikat fiskale etj.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, thekoi se dikasteri me të cilin udhëheq ka prioritet mbështetjen e ndërmarrjeve të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës së bashku me MTI-në do të ndërmarrin hapa për te rivitalizuar edhe këtë qendër të panaireve me qëllim që të jetë më e konkurrueshme”.
Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, tha se përmes këtij panairi bëhet ndërlidhja në mes të traditës dhe gjërave të reja.
Ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonimik, Valdrin Lluka, tha se ndër problemet më të mëdha të sipërmarrësve kosovarë është energjia elektrike. Ai tha se po punojnë në adresimin e këtij problemi, me ç’rast përmendi ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, përmes të cilit sipas tij, do të ndalohen edhe importet e energjisë elektrike.







