Hapet panairi ‘Mendo për sot blej produkte vendore’

Me moton ‘Mendo për sot blej produkte vendore’ është hapur ‘Panairi i Produkteve Vendore rajonale’ që ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore bujqësore të Prishtinës.

Panairi ka për qëllim që të avancojë zhvillimin rural dhe ta promovojë aftësinë konkurruese të bujqve.

Pjesëmarrës në hapjen e këtij panairi ishte edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli i cili shprehur mbështetjen e fermerëve në çdo kërkesë se tyre.

“Ne sot po e hapim po e hapim këtë panair tre ditor pikërisht në qendër të Prishtinës duke pasur parasysh që Komuna e Prishtinës është duke punuar ne intensitet të shtuar në përkrahje të gjithë fermerëve të Komunës sonë. E kemi një plan të veprimit pikërisht në mbështetje të këtyre fermerëve duke pasur parasysh që është i vetmi resurs në komunën e Prishtinës. Ne jemi përkrahës për të gjitha iniciativat të cilat ofrojnë zhvillim dhe mundësi në zhvillimin e kapacitetit të sektorit të bujqësisë dhe rural”, tha Selimi.

Arsim Haziri, nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ka bërë të ditur se përveç mbështetjes që i kanë dhënë këtij projekti në Prishtinë, janë duke përkrahur edhe në qytetet e tjera.

Ai tha se për dy vite në përkrahje të fermerëve kanë dhënë rreth 2 milion euro.

“ Zhvillimi rural është një nder prioritetet dhe momentalisht neper komuna të ndryshme të Kosovës i kemi tri projekte të cilat janë duke u financuar nga qeveria austriake, ndërsa ky projekt me komunën e Prishtinës është i veçantë pasi që këtu kemi edhe një bashkëpunim të ngushtë me ketë komunë pasi që edhe e financon  këtë projekt, ndërsa edhe ne e financojmë edhe në komuna tjera”, tha ai.

Panairi që është hapur sot do të zgjas deri të shtunën.