Hapet kutia e parë, sa vota morën PD, PS dhe LSI

Ka nisur tashmë numërimi i votave në kutitë e votimit në vend. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se kutia e parë është numëruar në Pustec dhe PS ka marrë 118 vota, PD merr 114 vota dhe LSI, 14 vota.

Pusteci ka 7 qendra votimi dhe po numërohet me tre grupe. Pritet që rezultati aty të dalë brenda pak orësh.