Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, por vetëm për lopë

Përderisa njerëzit ende s’mund të kalojnë lirshëm kufirin e Kosovës me Shqipërinë, këtë po e bëjnë me lehtësi lopët.

Fotografi, Arben Llapashtica ka publikuar një video teksa shihen disa lopë që kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ato madje, kalojnë normalisht në pikat e kontrollit që gjenden në kufi mes dy shteteve.

Ndryshe, kufiri mes Kosovës e Shqipërisë nuk është hapur ende, teksa një gjë e tillë pritet të ndodhë në fillim të muajit qershor,  ose në fund të maji.