Hapet gropa gjigante në mes të qytetit, përpin dy vetura

Dy vetura u përpin nga një gropë që u hap, në momentin që erdhi deri te shpërthimi i një gypi të ujit të nxehtë në Rusi.

Toyota Corolla Spacio dhe Nissan Juke përfunduan në “kraterin” që u hap në mes të një rruge në Novosibirsk, qyteti i tretë për nga madhësia në Rusi.

Kjo pamje habiti banorët e këtij qyteti që nuk e dinin sesi erdhi deri te kjo, ku dy vetura përfunduan në gropën gjigante që u hap.

Këto dy vetura ishin të parkuara para një qendre tregtare kur gropa gjigante u hap dhe i përpiu, e gjithçka ndodhi si rezultat i shpërthimit të një gypi të ujit të nxehtë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, e dëmet materiale janë bukur të mëdha. Ekipet e shpëtimit menjëherë dolën në vendin e ngjarjes nga frika se në këto vetura dikush mund të ketë ngecur.