Policia e Kosovës në bashkëpunim me OJQ “Culturat” hapën ekspozitën: “Uniforma blu gjatë pandemisë Covid-19”
Përmes kësaj ekspozite u pasqyrua një pjesë e punës së Policisë së Kosovës nga momenti i shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosove e deri më sot.
Në ekspozitë shihen shumë fotografi të zyrtarëve policor gjatë patrullimit në qytetet e Kosovës. Po ashtu në pankartën e kësaj ekspozite në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë zgjedhur disa fotografi të policeve, që kanë kryer detyrat e punës edhe sa ishin të karantinuar.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në fund të kësaj jave.







