subvencione

Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi

Është hapur sot zyrtarisht thirrja e aplikimit për subvencione.

Njoftimin e ka bërë të ditur, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nëpërmes një postimi.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që synojnë të përfitojnë nga subvencionet për 28 nën-sektorë dhe kultura bujqësore.

Në kuadër të kësaj, qytetarët mund të përfitojnë subvencione për misër, elb, grurë, thekër, tërshërë, luledielli, vreshta, perime, përkrahje për kafshë të imta dhe të mëdha.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson