Ferit Idrizi

Hapen puse për ujitje të hapësirave të gjelbra në qytetin e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Shërbime Publike ka bërë hapjen e puseve për të ujitur hapësirat e gjelbra në qytet.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se kjo është bërë për të mirëmbajtur hapësirat e gjelbra brenda qytetit dhe që të kursehet uji i pijes.

“Për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, kemi bërë hapjen e puseve në mënyrë që hapësirat e gjelbra brenda qytetit të ujiten dhe njëherit të kursehet uji që e përdorim për pije”, tha i pari i Vushtrrisë./EO/