Bedri Hamza

Hamza viziton minatorët e lënduar të Trepçës: Institucionet komunale jemi të gatshëm për ndihmë

Pas lëndimit të rëndë të 12 minatorëve të Trepçës nga rrjedha e acidit sulfurit, Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka vizituar të lënduarit për çka u shpreh se institucionet komunale “janë në gatishmëri për ndihmë” teksa u shpreh edhe “fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”.

Reagimi i Hamzës:

Të dashur qytetarë,

Me shumë shqetësim pranova lajmin për lëndimin e 12 minatorëve në Minierën e Trepçës.

Sot vizitova minatorët e lënduar, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Ne do të jemi afër tyre dhe instuticionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë!

Uroj shërim të shpejtë!