Kandidati për kryeministër nga PDK’ja, Bedri Hamza sonte i ka vazhduar takimet deri në orët e vona edhe me qytetarët e Suharekës. Hamza ka thënë se kur njerëzit që punojnë, ndërtojnë dhe besojnë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm.

Ai ka thënë se dita e parë e këtij ndryshimi nis më 7 qershor.

“Jemi bashkë edhe në Suharekë!

Kur njerëzit që punojnë, ndërtojnë dhe besojnë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm.

#StopKrizes #NdryshoKosoven #PDK125”, ka shkruar Hamza.