Hamza: Rritja ekonomike mund të arrijë në 7% – tatimet nuk do të rriten

Bedri Hamza nga PDK ka thënë se në qeverisjen e ardhshme nuk pretendojnë që t’i rrisin tatimet.

Ai ka thënë se synojnë që të tërheqin investime të huaja, njofton Klan Kosova.

“Agjencia për investime do të kalojë në zyrë të Kryeministrit që të rriten kompetencat dhe të tërhiqen investitorët. Duhet te eliminohet mundësia e rivlerësimit të mallrave në Doganë sepse ka mundësi që të ketë dukuri tjera abuzive dhe korrupsion”, ka thënë Hamza, njofton Klan Kosova.

“Duhet të lehtësohet qasja e bizneseve në financa. Do të krijohet fondi i punësimit me 50 milionë euro çdo vjet buxhet”.

Hamza ka thënë se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë ato që mund të ndikojnë më së shumti ën rritje ekonomike

“Në Kosovë rritja ekonomike mund të arrij 7%. I kemi skenarët, bazë dhe alternativ se qysh të arrihet rritja ekonomie deri në 7 % dhe të përkthehet në punësim”.

“Sistemet që do të kontribuojnë në rritjen ekonomie janë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Sektori privat është kontribuuesi më i madh i Bruto Produktit Vendor”.

loading…