Hamza priti në takim Krasniqin, biseduan për realizimin e planeve për Mitrovicën

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas marrjes së detyrës së tij që të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës.

Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Mitrovicës bëri të ditur se në këtë takim u bisedua për realizimin e planeve për Mitrovicën.

“Kryetari Hamza e falënderoi kryetarin e PDK-së, z. Krasniqi për vizitën e tij dhe suksesin e përbashkët të arritur, duke vënë në pah synimet e tij në realizimin e planeve për zhvillimin e komunës me projekte konkrete dhe punë të ndershme në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës, ku transparenca dhe llogaridhënia do të jenë parime të panegociueshme të ekzekutivit”, thuhet në shkrimin e tyre.

Tutje, komuna bëri të ditur se Krasniqi ka ofruar angazhimin e tij në jetësimin e programit të Hamzës për Mitrovicën.