Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar planin që nga niveli qendror të eliminojë problemin e Prishtinës me trafikun.
Hamza ka thënë se unaza e jashtme e Prishtinës duhet të financohet nga qeveria dhe që qeveria bashkë me Komunën e Prishtinës duhet të diskutojnë për çështjen e transportit.
“Në këtë moment që po postohet kjo video, shumë qytetarë të Prishtinës janë të bllokuar në trafik . Ky është plani im për ta zgjidhur këtë problem nga niveli qendror”, ka shkruar Hamza.







