Hamza: Nëse Kuvendi vendos për shfuqizimin e lojërave të fatit, Ligji duhet të shfuqizohet

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nëse Kuvendi vendos që Ligji për Lojërat e Fatit të shfuqizohet, sipas tij, kjo duhet të shfuqizohet. “Debati është në autoritetin e komisionit dhe Kuvendit.

Nëse Kuvendi konsideron që ligji të shfuqizohet në tërësi atëherë ai duhet të shfuqizohet.”, tha Ministri i financave Bedri Hamza.

Këto komente, Hamza i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilët po diskutohet për lojërat e fatit, veprimtaria e të cilave po synohet të pezullohet për 10 vjet.