Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka deklaruar se Ligji për Specialen dhe presidenti janë çështje të ndara.

“Nuk është ligji çështje e marrëveshjeve tjera politike, për pozita”, deklaroi Hamza para mediave.

Ai tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, mund të ketë takime, por se çështjet janë të ndara.

Një takim mes tyre është paralajmëruar pas orës 12:00.

Mbetet të shihet në rast se do të ketë marrëveshje mes palëve për presidentin.