Hamza kritika ndaj VV-së dhe LDK-së: I kanë bërë sherr Kosovës

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kritikoi Qeverinë Kurti dhe ish-Qeverinë Hoti, që sipas tij kanë qenë koalicion i dëmtimit të vendit.

Ai tha se as LDK-ja e as LVV-ja nuk kanë arritur ta votojnë me kohë Buxhetin e Kosovës, dhe se PDK-ja do ta përkrahë mocionin procedural për votimin e Buxhetit.

“Këto parti politike, në përjashtim të PDK-së i kanë bërë sherr Kuvendit e i kanë bërë sherr popullit. Ato kanë ardhur me premtime se do të jenë koalicion i shpresës, por doli që është koalicion i dëmtimit të interesit të vendit. Me qenë mirë, Qeveria e kish aprovuar Buxhetin në kohë, pa pas nevojë që vendi të vie në këtë situatë”, tha ai.

Hamza tha se Qeveria Hoti nuk do të duhej të ishte në pushtet në momentin që nuk i ka numrat për t’i kaluar as iniciativat ligjore.