Ministri i Financave, Bedri Hamza, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri.
Ai me ftesë të ministrit të homologut të tij austriak Hartwick Loger, po merr pjesë në Konferencën ministrore për reformat në sistemin financiar, e cila po mbahet në Vjenë.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve i pari i financave në Kosovë, prezantoi reformat e bëra në sistemin financar. Hamza theksoi faktin se Kosova është dashur ta ndërtoi sistemin e vet financiar që nga zero.
“ Përkundër vështirësive, kjo na ka ofruar një mundësi që shumë praktika të mira t’i integrojmë në strukturën e sistemin tonë, nga niveli lokal dhe qendror, nga një sistem i centralizuar në një sistem të decentralizuar, me përgjegjësi të definuara mirë në sistemin e menaxhimit financiar, përfshirë edhe kontrollin”.

Ai shtoi se Kosova ka përmirësuar për 2.5% keq klasifikimet ekonomike të shpenzimeve buxhetore. Në të njëjtën kohë është bërë përmirësimi i entiteteve jashtë buxhetore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
“Kemi bërë edhe shumë përmirësime në transparencë. Kemi filluar me raportimin e serive mujore që janë të qasshme për publikun, buxhetin e qytetarëve, ndërsa së shpejti do të publikojmë një portal të avancuar transparence buxhetore, që mundëson vizualizimin e të dhënave financiare dhe buxhetore”.







