Memli Krasniqi

Hamza kandidat për kryeministër, Krasniqi: Nga sot loja ndryshon, ata që mund të frikësohen janë Albin Kurti dhe partia e tij

Pas propozimit të Bedri Hamzës, kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi tha se ata që duhet të frikësohen janë Albin Kurti dhe partia e tij.

Krasniqi po ashtu shpreson që kryeministri Kurti do ta mbajë fjalën që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Besoj që frikë duhet të kenë ata që janë në pushtet, sidomos prej sot. Nga sot ndryshon loja, ata që mund të frikësohen janë Albin Kurti dhe partia e tij. Shpresoj që atë që kanë thënë do ta mbajnë, që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe të kthehemi tek qytetarët për ta marr besimin e tyre dhe t’ia japim Kosovës një qeveri të re”, ka thënë Krasniqi.