Hamza: E dimë si është aprovuar buxheti i Qeverisë së kaluar, duke i privuar deputetët

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, tha se duhet të intervenohet në ekonominë e Kosovës, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ai tha se ‘në shumincën e vendeve në Evropë, urgjent është intervenuar në ekonomi, nga 5 deri 10 për qind të bruto produktit vendor, kjo tek ne nuk ka ndodhë’.

Hamza tha se buxheti i Qeverisë së kaluar është aprovuar duke i privuar deputetët që ta japin kontributin e tyre.

“Qeveria e kaluar ka aprovuar një buxhet edhe pse buxheti është diskutuar dhe aprovuar pas shpalljes së gjendjes së pandemisë, nuk ka përfshirë fonde, të cilat kishin me qenë të nevojshme për adresimin e kësaj çështjeje. Për më tepër e dimë se qysh është proceduar e qysh është aprovuar buxheti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke i privuar deputetët që ta japin kontributin e tyre”, ka thënë Hamza.

Sot është duke u mbajtur seanca e parë plenare e Qeverisë së re