Hammarby e shkatërron skuadrën serbe, kosovari Astrit Selmani shkëlqen me dy gola

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar dy gola në kualifikimin e Hammarbyt në Ligën e Konferencës. Të enjten mbrëma, Hammarby fitoi në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të garës kundër Çukariçin të Serbisë me rezultatin 5:1.

Selmani ishte shënues në minutën e 26-të dhe të 72-të të këtij dueli.

Hammarby u kualifikua në rrethin e plejofit të Ligës së Konferencës me rikthim, pasi duelin e parë e kishte humbur 3:1 në Serbi. Kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 6:4.

Në plejof, Hammarby do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Baselit të Zvicrës dhe Ujpestit të Hungarisë.