Hamiti: Ndërhyrja e Qeverisë në bordin e RTK-së do t’i sjellë pasoja vendit

Muhamet Hamiti, ish ambasador dhe politikan shumëvjeçarë, i ka përmendur ndërhyrjet e qeverive në institucionet e pavarur dhe pasojat që po i bartë edhe tash shteti.

“Kështu do të ndodhë sa herë që pushteti (Qeveria) ndërhyn në punën e bordeve të pavarura, zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, siç po jep shenja Qeveria aktuale me bordin e RTK-së”, ka shkruar profesor Hamiti.

Postimi i plotë:

Agjencia e Kosovare e Akreditimit (AKA) është përjashtuar nga institucionet evropiane,  Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) mbas ndërhyrjes arbitrare të Qeverisë Haradinaj. Pasojat po i bartim edhe sot. Dhe do t’i bartim gjatë. Do të ketë punë për t’u kthyer aty ku ishim para një dekade.

Kështu do të ndodhë sa herë që pushteti (Qeveria) ndërhyn në punën e bordeve të pavarura, zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, siç po jep shenja Qeveria aktuale me bordin e RTK-së.