Anëtari i LDK-së

Hamiti: Martin Berishaj është dashur të shkarkohej moti, dyshohet për korrupsion masiv

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, i cili sot gjatë terë ditës është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se ambasadori në fjalë është dashur të jap dorëheqje ose të shkarkohej më herët.

Sipas tij, Berishaj është i dyshuar për korrupsion masiv.

“Ambasadori s’duhej të ishte moti në detyrë. Duhej të tërhiqej vetë, ose ta tërhiqnin. Shkarkimi i tij do të ishte gjëja më normale. Pandehmat për të janë shumë serioze: për korrupsion masiv. Regjimi i ri i VV-së në Kosovë i dha shtetësi për shpejt Berishajt për ta emëruar në detyrën e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci. Regjimi e ka mbrojtur deri tani për ta mbrojtur veten, me sa duket”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.