Muhamet Hamiti

Hamiti kritikon Qeverinë Kurti: Ndryshim ka, por për të keq

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar me ndryshimet që ka sjell Qeveria Kurti.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveria ka sjell ndryshim, por ndryshim për të keq.

Në profili e tij në “Facebook”, Hamiti ka përmendur “ndryshimet” që ka sjell kjo qeveria.

“A është ky ndryshimi që e premtuan dhe e realizuan Albin Kurti me Vetëvendosjen e tij? Duket se po. Kosova është nën sanksione ndërkombëtare prej mesit të vitit të kaluar. Shpejt bëhet një vit prej kur BE-ja ka bllokuar projekte për Kosovën në vlerë prej qindra milionë eurosh, me fajin e Qeverisë Kurti. Ndryshe prej të kaluarës, Kosova është nën sanksione. Për herë të parë në historinë e vet. Në Kosovë ka “korrupsion të rëndë qeveritar” (anglisht, “serious government corruption”), konstatoi para ndonjë jave raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH)”, ka shkruar ai, duke përmendur “ndryshimet” tjera të Qeverisë Kurti.

“Korrupsion në Kosovë ka pasur edhe përpara. Tash ka korrupsion të rëndë qeveritar. Ky është ndryshimi. Falë Qeverisë Kurti. Kosova ka rënë 19 vende më poshtë në Indeksin e Lirisë së Shtypit në botë, simbas raportit të Reporterëve pa Kufij. (Më keq se Kosova është Shqipëria.) Edhe ky është ndryshim. Në kohën e regjimit të ri të koalicionit të Shpresës – Vetëvendosje + Guxo! Ndryshim ka, po, për të keq. A është ky ndryshimi që e premtuan dhe e realizuan Albin Kurti me Vetëvendosjen e tij dhe satelitët e tyre. Duket se po”, ka shkruar ai.