Muhamet Hamiti

Hamiti i LDK-së: Qeveria Kurti e ka humbur argumentin me botën, prandaj Kosova kushtëzohet

Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti e ka humbur argumentin me boten perëndimore.

Për këtë arsyeje ka thënë ai Kosova sot po i vuan sanksionet nga BE-ja dhe është kushtëzuar për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Qeveria e Vetëvendosjes së Albin Kurtit e ka humbur argumentin me botën. Prandaj, Kosova i vuan sanksionet ndërkombëtare tash e një vit. Për herë të parë në historinë e vet. Prandaj, Kosova kushtëzohet me Asociacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.