Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hamdi Komoni Loki (numri 51), ka zhvilluar sonte takime me qytetarët e Carrabregut, Llukës dhe Ledinës, ku, sipas tij, komunikimi ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë — “me zemër, jo me fjalë”.
Komoni ka theksuar se besimi i qytetarëve ndërtohet mbi sakrificën dhe guximin që nuk u përkul kurrë, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e këtyre komuniteteve ndër vite.
“Besimi lind nga sakrifica dhe guximi që nuk u përkul kurrë”, ka shkruar Komoni, duke nënvizuar rëndësinë e qëndrimit parimor dhe besimit reciprok mes qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë.
Takimet në këto zona vijnë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të fushatës së AAK-së, ku Komoni po përcjell mesazhin e unitetit, respektit dhe vizionit për një Kosovë më të fortë dhe më dinjitoze.







