Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hamdi Komoni (Loki), është zotuar se rinia do të jetë prioriteti kryesor për të punuar.
Komoni gjatë intervistës zgjedhore në Periskop ka treguar në detaje se cilat se për cilat shtresa do të punojë, raporton Ballkani.info.
“Të gjitha shtresat do ti prekë por rininë më së shumë. Rininë e kemi pasuri kombëtare, edhe këta me mujtë me i ndalë këtë vend me iu ofruar kushte më të mira. Do të jem zë i fuqishëm për gastronominë, familjet skamnore. Të ia kthejmë buzëqeshjen këtij vendi se marum”, tha ai.
Hamdi Komoni (Loki) në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 51./ Ballkani.info/
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:







