Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hamdi Komoni (Loki), ka treguar se si ka vendosur të garoj për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas tij, gjendja ekonomike në vend largimi i të rinjve nga Kosova kanë qenë arsyet kryesore që ka vendosur t’i hyjë garës për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Sinqerisht duke parë gjendjen në Kosovë dhe sidomos në këtp pesë vitet e fundit që nuk është punuar gjë, duke e parë që shumë shokë dhe shoqe të mijë dhe familjarë të mijë në lagje dhe në qytetit tim në Deçan jemi mbet pa shokë duke na ikur jashtë .Mu ka kërkuar kjo përgjegjësi dhe shumë me nderë e kam pranuar dhe besoj shumë që kam me u munduar me punuar për këtë vend”, tha ai në Intervistën zgjedhore në Periskop, raporton Ballkani.info
Kandidati për deputet ka treguar se personat që kanë arritur me e bindë për me hyjë në politikë është Daut Haradinaj dhe sipas tij, vulën kryesore e ka dhënë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Sinqerisht duke parë gjendjen në Kosovë dhe sidomos në këtp pesë vitet e fundit që nuk është punuar gjë, duke e parë që shumë shokë dhe shoqe të mijë dhe familjarë të mijë në lagje dhe në qytetit tim në Deçan jemi mbet pa shokë duke na ikur jashtë. Mu ka kërkuar kjo përgjegjësi dhe shumë me nderë e kam pranuar dhe besoj shumë që kam me u munduar me punuar për këtë vend”, tha ai.
Komuni ka treguar se kur bëhet fjalë për familjen Haradinajt gjithmonë është i gatshëm me lënë edhe muzikën.
“Pse unë jam këngëtar edhe pse shumë mirë punojë dhe kam punuar me muzikë. Por kur është kërkuar ky nderë me respektin më të madh e kam pranuar me ditë se kurrë në jetë nuk këndoj. Kur e kërkoj këta një nderë prej meje gjithmonë jam tek këmbët e tyre”, tha ai.
Hamdi Komoni (Loki) në zgjedhjet parlamentare mban numrin 51./ Ballkani.info/
Intervistën e plotë e gjeni:







