Deklarimi

Hamasi thotë se sulmi i 7 tetorit ishte “hap i domosdoshëm”

Sipas një raporti Hamasi ka thënë se sulmet që i kreu më 7 tetor, ishin një “hap i domosdoshëm” për të “përballuar të gjitha komplotet izraelite kundër popullit palestinez”.

Sipas AFP, grupi tha në një raport prej 16 faqesh mbi sulmet se “disa gabime ndodhën … për shkak të rënies së shpejtë të sistemit të sigurisë dhe ushtrisë izraelite, dhe kaosit të shkaktuar përgjatë zonave kufitare me Gazën”.

Dokumenti ishte raporti i parë publik i Hamasit i lëshuar në anglisht dhe arabisht që justifikonte sulmet, ku sipas shifrave të publikuara thuhet se u vranë rreth 1200 njerëz, shkruan The Guardian.

Në një deklaratë, Hamasi kërkoi “ndalimin e menjëhershëm të agresionit izraelit në Gaza, krimet dhe spastrimin etnik të kryer kundër të gjithë popullatës së Gazës”.