Hamasi, sulm me raketa ndaj Jerusalemit, evakuohet parlamenti izraelit VIDEO

Grupi terrorist, Hamas, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa ndaj Izraelit.

Ende nuk ka të dhëna për viktimat eventuale apo dëmet, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Ballkani.info.

Parlamenti izraelit është evakuar pas raketimit, ndërsa përreth kufirit me Gazën, Izraeli i ka shtuar forcat.

Pas kësaj është deklaruar edhe përfaqësuesi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, i cili ka konfirmuar se sulmet raketore janë përgjigje ndaj “krimit dhe agresionit” që Izraelit po kryen në Jerusalem. /Ballkani.info/