Hamasi

Hamasi publikon pamje të reja nga luftimet kundër ushtrinë izraelite

Militantët e Hamasit palestinezë kanë publikuar pamjet e reja, që pretendohet se shfaqin sesi pjesëtarët e këtij grupi shtien mbi trupat izraelite në jug të Gazës.

Gjithashtu thuhet se videoja është realizuar në Khan Younis, qytet ky ku ditëve të fundit po zhvillohen luftime të ashpra.

E kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ditëve të fundit , dhjetëra grupe të Hamasit janë dorëzuar para forcave izraelite, që është një tregues i “mossuksesit të Hamasit”.

“Ditëve të fundit, dhjetëra terroristë të Hamasit janë dorëzuar te forcat tona. Dorëzuan armët dhe u dorëzuan te luftëtarët tanë të guximshëm. Do të nevojitet kohë, ky është fillimi i fundit të Hamasit”, ka thënë Netanyahu.

“Kam një porosi për terroristët e Hamasit – ka përfunduar. Mos vdisni për Yahya Sinwar. Dorëzohuni sa më parë”, shtoi kryeministri izraelit.