Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë publikuar sot foto prekëse të izraelitëve të liruar.
Ato tregojnë familjet që përqafohen me njëra-tjetrën, të lumtura që janë sërish bashkë.
Ju mund të shihni fëmijët të ribashkuar me të dashurit e tyre, si dhe ushtrinë izraelite që i shoqëroi ata në spital, transmeton Ballkani.info.
Disa nga fotot janë bërë rrugës për në spital dhe në to shihen ushtarë që ndihmojnë pengjet e liruar.
Disa foto tregojnë skena nga helikopterët ushtarakë.
Pjesa e dytë e pamjeve është regjistruar në spital, ku pengjet e liruar janë ekzaminuar nga mjeku.
Kishte buzëqeshje dhe lot gëzimi sepse makthi që jetonin prej 7 tetorit kishte marrë fund. /Ballkani.info/

















