Hamann me paketë të re i jep pamje “agresive” Range Roverit

Kompani e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Hamman, deri tani ka modifikuar versione të shumta të Range Roverit dhe tani sjell paketën e re për këtë model.

Paketa e re quhet “Mystere” dhe këtij modeli i jep një pamje “agresive”.

Paketa përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e ri të përparmë, kofanon e modifikuar, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), set të ri të rrotave prej 23-inç, etj.

Gjithashtu, në “Mystere” përfshihet edhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe interieri i modifikuar i cili tani vjen me lëkurë cilësore, pedalet e reja, ndriçim LED, logon “Hamann” në mbështetësin e kokës te ulëset, etj.

loading…