Halloween “dalldisi” edhe deputetët në Parlamentin e Kanadasë

Festa e Halloween-it e ka “fshirë” përpara edhe një seancë plenare të Parlamentit në Kanada. Deputetët kanadezë gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë me maska, duke u bërë kështu pjesë e festimeve të fëmijëve për festën e Halloween-it, transmeton Ballkani.info.

Kryeministri i këtij vendi, Justin Trudeau, e ka shpërndarë një fotografi nga kjo seancë, duke thënë se parlamenti ka pasur disa deputetë më ndryshe, që kanë bërë pyetje dhe kanë provuar të ndryshojnë mbarëvajtjen e rregullt të seancës. /Ballkani.info/