Halle Berry flet për marrëdhënien seksuale: Orgazmën e parë e përjetova kur isha…

Aktorja e njohur Halle Berry zbuloi në profilin e saj në Instagram se ajo e përjetoi orgazmën e saj të parë kur ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeçe.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram Live, në të cilën mori pjesë edhe shoqja e saj Lindsay Flores, aktorja pranoi se ajo e përjetoi orgazmën e saj të parë ndërsa eksploronte seksualitetin e saj vetë.

Lindsay e pyeti sa vjeç ishte atëherë, dhe Halle u përgjigj se ajo ishte 11 vjeç.

Sidoqoftë, kur fansat kërkuan më shumë detaje në lidhje me përvojën e saj të parë seksuale, Halle përsëri vendosi të mbajë disa detaje për vete.

Kujtojmë se kohën e fundmi aktorja ka shpërndarë një foto në Instagram ku pozoi me një bluzë me emrin e këngëtarit Van Hunt.

“Tani më e dini”, ka shkruar ajo krahas fotografisë, duke konfirmuar kështu se është në një lidhje me këngëtarin e njohur.

Partneri i saj i ri, Van Hunt është një muzikant dhe kompozitor. Ai ka publikuar pesë albume gjëtë karrierës së tij, dhe zhanret e muzikës në të cilat ai punon është R&B dhe soul.